Kurs finden
Kurs finden

Të mësoni gjermanisht në kursin intensiv të gjermanishtes në Sprachschule Schneider.

Das Deutschkurs Intensiv Konzept zum schnell Deutsch lernen bei Sprachschule Schneider

Në cilin nivel jeni ju?

BËNI TESTIN PËR CAKTIMIN E NIVELIT

Kursi intensiv i gjermanishtes në grupe të vogla për sukses optimal

Në kursin intensiv të gjermanishtes ju i fitoni të gjitha kompetencat dhe aftësitë e duhura për të komunikuar me sukses në jetën e përditshme. Grupet e vogla garantojnë që secili pjesëmarrës të mund të merr mjaftueshëm fjalën. Në këtë mënyrë shpejt do të përmirësohen si të shqiptuarit ashtu edhe fjalori. Mësuesit tanë kompetent ju ndihmojnë juve në kuadër të kurseve intensive të gjermanishtes për rezultate optimale dhe për sukses të shpejt në mësim.

German intensive – next course starts
Deutsch Intensivkurs bei Sprachschule Schneider, die Teilnehmer kommen häufig zu Wort und sprechen miteinander.

Koncepti i kursit për sukses të shpejt

  • çdo ditë prej të hënës deri të premten 2 orë kurs intensiv në gjermanisht
  • çdo muaj një pjesë të nivelit të ri
  • grupe të vogla, mesatarisht vetëm 8 persona
  • mësues të kualifikuar dhe simpatikë
  • dokumentim i progresit mësimor

Kursi intensiv i gjermanishtes: përmbajtja e kursit

Në kursin e juaj intensiv të gjermanishtes  ju do të merrni që nga fillimi një bazë solide të të gjitha aftësive gjuhësore:

  • të kuptuarit
  • të folurit dhe fjalori
  • gramatika
  • dhe të shkruarit.

Sidoqoftë, duke ju falenderuar grupeve të vogla, në qendër është posaqërisht të folurit, me qëllim që sa më shpejt që është e mundur, në jetën e përditshme të mund të vini në shprehje. Ju përfitoni nga një mësim i gjallë dhe eficient i gjermanishtes, gjatë të cilit ju do të jeni personalisht të përkujdesur nga mësuesit tanë shumë mirë të shkolluar dhe kështu do të mund të merrni më shpesh fjalën!

Deutsch lernen im Deutsch Intensivkurs in einer kleinen Gruppe an der Sprachschule Schneider in Zürich. Der Lehrer steht, die Schüler sitzen um den Tisch herum.

Suksesi në mësim

Sipas përvojes, pjesëmarrësit të cilët janë më gjatë të regjistruar në kurset intensive të gjermanishtes, arrijnë rezultate mbi mesataren. Kjo është për shkak të numrit të vogël të pjesëmarrësve me vetëm 7-12 pjesëmarrës dhe gjithashtu për shkak se grupet e vogla lejojnë një grupim më fleksibël dhe më të kujdesshëm të pjesëmarrësve, kështu që ju nuk jeni as të mbingarkuar dhe as të nënngarkuar, por të përfitoni optimalisht nga kursi i juaj i gjermanishtes! Falë konceptit tonë grupor me gjatësi të përshtatur të leksionit, kurset tona intensive të gjermanishtes fillojnë madje qysh nga 5 pjesëmarrës.

Die Sprachschule Schneider liegt in unmittelbarer Nähe des Zürichsees. Bild: Zurich-Wallpapers

Zürich – njëri ndër qytetet më atraktive të Zvicrës

A planifikoni të mësoni intensivisht gjermanisht në Zvicër dhe a doni ta bëni këtë në një qytet atraktiv? Atëherë duheni patjetër të mësoni gjermanisht në Zürich!

Zürichu ofron një qytet të vjetër dhe të bukur, liqeni shpërndan një ambient mediteran dhe qyteti mundëson shumë atrakcione për të rinjë dhe të vjetër.

Sprachschule Schneider von innen

Shkolla jonë e dashur e gjuhës në Zürich

Me më shumë se 20 vite përvojë Sprachschule Schneider në Zürich është një ndër adresat më të mira për kurse intensive të gjermanishtes në Zvicër.

Kursi intensiv i juaj i gjermanishtes mbahet në ndërtesën e Sprachschule Schneider, e cila ndodhet në një rreth të qetë, afër bregut të liqenit të Zürichut. Me tramvaj, autobus, S-Bahn ose me veturë mund të arrini lehtë në stacionin Zürich-Wollishofen. Nga aty, shkolla jonë është një minutë largë në këmbë.

Ose ejani tek ne me anije në liqenin e Zürichut! Stacioni i anijeve është vetëm disa minuta largë nga Sprachschule Schneider.

Forma tjera të përshtatshme të kurseve për të mësuar shpejt gjermanisht

Mësimi privat: A doni të mësoni krejt individualisht gjermanisht dhe a dëshironi fleksibilitet maksimal për kursin e juaj intensiv të gjermanishtes? Atëherë është mësimi individual i yni gjëja më e duhur për ju.

 

Mësimi në grup online: Për mësim me kohë optimale gjithashtu janë për ju në dispozicion mini-grupet tona online, në të cilat ju mundeni të mësoni rehatshëm nga shtëpia nëpërmjet Skype-it.

 

Immersion: Mësimi individual gjithë-ditore ose gjysmë-ditore. Për suksese shumë të shpejta në mësim. Përmbajtje individuale të kurseve, gjithashtu për diplomat dhe për gjermanishten e biznesit.

Kursdaten werden bereitgestellt